Vrasja në Krujë, mesazhi i ndjerë i Dom Gjergj Metës: Sa shumë gjana kisha me të thane….

Një krim i rëndë ka tronditur Krujën mbrëmjen e djeshme.

Dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri dhe vdiqën rrugës për në spital.

Ndërkohë që polcia po merrt me hetimin e çeshtjes.

Për njërin nga vëllezërit e vrarë ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh edhe Dom Gjergj Meta i cili shkruan se “Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon, e me fal që nuk munda me mbërritë në kohë ...”

Njëri nga vëllezërit para disa vitesh ka ndjekur seminarin per prift por e ka lenë në mes këtë rrugën. Xhontili ka ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjëve në Shkoder dhe gjatë pauzes 2 vjeçare që i jepet për tu menduar dhe vendosur nëse duan të behen apo jo prift ai ka hequr dorë nga kjo.

Ja postimi i plotë i Dom Gjergj Metës:

Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë ...
Lamtumirë Gjoni i mirë!
Lutju Zotit për ne!