Pas ndërprerjes, sot rifillon Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës rifillon sot sezonin pas ndërprerjes për shkak të Covid19.

Ndeshja e parë në Superligën e Kosovës, është ajo mes KF Llapit dhe KF Dukagjinit, që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

KF Llapi shihet favorit në letër përballë KF Dukagjinit, që pas 22 javësh renditet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Sfida mes KF Llapit dhe KF Dukagjinit luhet në orën 16:00.