Serbi, 48 të infektuar me koronavirus, 1 i vdekur

Beograd - Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit të ri(COVID-19), ndërsa janë sëmurë edhe 48 persona, me çka numri i të regjistruarve deri më sot është rritur në 11.571 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga data 3 qershor janë testuar 4.024 persona, prej tyre 48 janë pozitiv ndaj koronavirusit.

Në spital janë shtruar 470 pacientë, ndërsa 15 persona janë në respirator, që është një rritje e vogël në krahasim me ditët e mëparshme.

Në 24 orët e fundit, një person tjetër ka vdekur si rezultat i koronavirusit, që do të thotë se 246 persona kanë vdekur deri më tani.

Deri tani janë shëruar 6.910 persona, ndërsa janë testuar 261.266 qytetarë.