FOTO/ Vrasja e 2 vëllezërve, policia gjen makinën e autorit

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar shtetasi Roland Pula, 32 vjeç nga Kruja.

‘Dy drone që filmojnë dhe në errësirë po kontrollojnë zonën’, bën të ditur policia.

Është gjendur makina e autorit të dyshuar të vrasjes.

Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit.

Vijon krehja e zonës. Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.