'Akoma i sëmurë', Balotelli justifikon mungesën në stërvitje

Mario Balotelli nuk është paraqitur sërish në qendrën stërvitore të Brescias. Sulmuesi italian pretendon se është ende i sëmurë.

“Akoma i sëmurë”. Ky është titulli që Mario Balotelli përdori në Instagram nën një fotografi të tij, që e portretizon atë të shtrirë.

Versioni i Balotellit është se klubi ka qenë i informuar për problemin e tij gastrointestinal. Një pretendim për të cilin vetë shoqëria bën të ditur se nuk është në dijeni, pasi në orët e planifikuara për stërvitjen e Balotellit, trajnerët atletikë dhe fizioterapistët janë rregullisht të pranishëm në terren.

Ky, me sa duket, është akti i fundit i tregimit të historisë se Marios dhe Brescias. Klubi italian po bën gati dosjen me të gjitha provat që do të hedhin poshtë provat e futbollistit.