Celibashi në ‘Çim Peka LIVE’: Komisionerët nuk mund të jenë të depolitizuar

Ish-ministri i Edi Ramës dhe ish-kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh në Çim Peka Live se është kundër propozimit për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Deklarata e tij vjen në kohën kur mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama po përkrahin një propozim të komisionerëve zgjedhorë.

I këtij mendimi si Celibashi është edhe analisti Baton Haxhiu, që ishte i ftuar në emisionin e Pekës.

Por teksa depolitizimi shihet i pamundur të paktën për këto zgjedhje sipas tyre, kujtojmë se politizimi i administratës shihet me shqetësim në Perëndim.

Ky shqetësim është përfshirë edhe në rezolutën e famshme të Bundestagut gjerman.