Përplasen dy automjete, plagoset drejtuesi i njërës prej makinave

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Të përshirë në aksident janë dy automjete, tip Golf 6 dhe C Class i ri.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Golf 6, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.