Shpërthim i fuqishëm tritoli, hidhet në erë lokali në Vlorë
Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave më të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike.
Objekti i sulmit me lëndë plasëse mësohet të jetë bërë një lokal.
Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar vetëm për dëme të shumta materiale. /Faxweb