Ja si e shikojnë analistët te ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Yuri Kim ndaj Bashës

Të pyetur në ‘Çim Peka Live’ lidhur mbi deklaratën e ambasadores amerikane drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, menjëherë pas marrvëshjes për reformën zgjedhore, analistët në studio kanë komentuar nëse kjo deklaratë ishte joshje apo kërcënim.  

Ilirian Celibashi nuk e ka cilësuar si kërcënim deklratën e ambasadores amerikane drejtuar Bashës.

‘Si një njeri që kam një lloj aktiviteti public, për çvështje të ndryshme të interest public, unë e them me bindje jashtë çdo kompromisi, se ajo që tha ambasadorja amerikane në asnjë rast nuk e shikoj si një kërcënim, aq më shumë ndaj z. Basha si lider i opozitës.

Mund të ketë një koncentrim të gjatë të gjatë të opinionit të saj pas një seri diskutimesh dhe negociatash.

Kam përshtypjen që ishte e drejtëpërdrejtë në atë që tha, që do të thotë kemi arritur këtu ku kemi arritur, njëra palë ka dhënë konsensusin e saj dhe presim palën tjetër.’

Ndërsa analisti Andi Bejtja e ka cilësuar deklaratën e ambasadores amerikane, as joshje as kërcënim.  

‘ Nuk mendoj që fati politik i çdo lideri politik varët nga një deklaratë e tillë. E marr siç tha Iliriani, që këta duan të mbarojnë punë shpejt e shpejt.

Në harkun e 30 viteve, jemi një popull me fat të çuditshëm, që na kanë hedhur edhe nga bukë me helicopter, siç ka qenë rasti i misionit ‘Pelikan’.

Janë shqiptarët ata që duhet të vendosin nëse ka gabuar Luli ose jo.’

Ndërsa analisti Enton Abilekaj, ka kritikuar qasjen e ambasadës amerikane në këtë process.

‘Ambasada Amerikane nuk duhet ta kishte marrë përsipër një process të tillë. Palët u ulën si në kushtet e Bundestagut.

Këtu duhet ta merrte përsipër ambasada gjermane dhe BE.

Aty nuk mund të ishte ambasadori britanik, I një vendi si Britania që ka dalë nga BE.

Nuk mund të quhet një marrëveshje e bërë pa konsensusin e opozitës.

Ambasadorja amerikane doli dhe tha kemi arritur një marrëveshje, ndërkohë që aty nuk ishin përfaqësuesit e opozitës.’