FOTO/ Çfarë bënin fëmijët dikur...

Jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët i sheh ngado teksa e ulin kokën mbi celular apo tablet dhe duket sikur nuk e shijojnë dot fëmijërinë e tyre.

Por kjo seri fotosh fantastike bardhe e zi tregon se si ishte jeta dikur për fëmijët. Fotot janë bërë në Londër në vitet ’20 dhe tregojnë se sa shumë argëtoheshin fëmijët në kohën kur nuk kishte televizor dhe media sociale.

Problemi i mediave sociale dhe varësisë ndaj televizorit tek fëmijët po bëhet shqetësues në vendet më të zhvilluara në botë.

Madje edhe në vende si Danimarka, ku mendohet se fëmijët kanë variacione, sërish ky mbetet një problem themelor.