‘Të Shpëtojmë futbollin’/ Federata Italiane ndan 21 milionë euro për klubet

Federata Italiane ka dalë me një projekt të quajtur “Të shpëtojmë futbollin”, ku rreth 21,7 milionë euro do shpërndahen për të ndihmuar klubet e vogla që militojnë në kategoritë ë ulëta të futbollit italian.

Në një deklaratë, Federata Italiane e Futbollit zbulon planin sesi do t’i shpëtojë ligat e ulëta dhe skuadrat që luajnë në to.

“Aprovimi final do dërgohet në Këshillin Federal më 8 qershor”, lexohet në deklaratë.

Federata Italiane do ndihmojë në mënyrë financiare klubet e futbollit në Serie B, Serie C, Ligat Amatore dhe futbollin e femrave pas krizës që la pas Koronavirusi.

Ja se si do ndahen fondet e Federatës për të mbështetur ekipet në kategoritë e ulëta:

Mbi 5 milionë euro ndihmë do marrin ekipet e Serie B

Mbi 5 milionë euro ndihmë do marrin ekipet e Serie C

Mbi 5 milionë euro ndihmë do marrin Ligat Amatore

Mbi 3 milionë euro do marrin lojtarët dhe stafet e të gjitha ekipeve, dhe 700,000 euro ndihmë financiare do marrë futbolli i femrave.