Arkivi Historik i Anglisë mbledh foto të papara të karantinës

Rrugë të zbrazëta, flokë që qethen në shtëpi, korrje e barit në oborr si stërvije.

Këto janë ndër 200 imazhet që pasqyrojnë më së miri bllokimin kombëtar të Anglisë, që do të ngelet në histori.

Më shumë se 3000 fotografi u dërguan nga publiku gjatë një thirrje të përsëritur për një javë, që u futën në Arkivin Historik të Anglisë.

Dhjetë artistë bashkëkohorë kanë futur gjithashtu fotografitë në arkiv si dhe kanë përzgjedhur më të bukurat të sjella nga publiku.

Arkivi Historik i Anglisë tha se kjo thirrje për fotografi ishte e para drejtuar publikut që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.