Vendimi i Gjykatës: Diego Costas dënohet me 6 muaj burg dhe një gjobë të majme

Diego Costas është shpallur fajtor për shmangien e tatimeve.

Gjykata në Madrid ditën e enjte ka dhënë vendimin duke e dënuar sulmuesin e Atletico Madridit me 6 muaj burg dhe një gjobë të majme me vlerën 543,208 euro për mashtrim tatimor.

Akuzat kanë të bëjnë me vitin 2014, kur spanjolli nënshkroi për Chelsean nga Atletico Madrid, shkruan "BBC Sport", raporton SYRI.net.

Dënimi i tij me burg do të zëvendësohet me një gjobë shtesë, siç është e njohur në Spanjë për dënimet nën dy vite.