Përfundon takimi i ambasadorëve për çështjen e Reformës Zgjedhore

Përfundon takimi i ambasadorëve për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, që u zhvillua në zyrat e BE-së. 

Në takimin e thirrur nga ambasadori Luigi Soreca, ishin të pranishëm ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori britanik Dunkan Norman, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

Mbledhja zgjati 1 orë dhe pas saj, asnjeri prej tyre nuk dha ndonjë deklaratë për mediat.

Takimi qe në vazhdën e angazhimit të fortë të ambasadorëve ditët e fundit për të zgjidhur ngërçin politik midis palëve për arritjen e një kompromisi për Reformën Zgjedhore.