VIDEO/ Ja pse parku i lojërave në Hollandë e mbushi karuselin me arushë pellushi

Një park lojërash në Hollandë është mbyllur për shkak të pandemisë, por kjo nuk e ndaloi që të ishte pranë klientëve të tij.

Parku vendosi t'i bënte adhuruesit e lojërave të guximshme të përjetonin pak nga magjia që ofron nëpërmjet një videoje.

Në të shihet një karusel i shpejtësisë së lartë i vënë në punë për disa klientë të veçantë, disa arusha pellushi.

Parku 'Walibi Holland' shpërndau në rrjete sociale videon, e cila tashmë është bërë virale.