Nuk e pyet babain, Luca Zidane kërkon largimin nga Reali

Luca Zidane do të largohet nga Real Madridi.

Portieri francez ka kontratë me Realin deri me 30 qershor të këtij viti, por që të dy palët janë pajtuar që të ndajnë rrugët.

Zidane këtë edicion po luan si i huazuar te Racing Santander, ndërsa Montpellier ka pasur interes për të nënshkruar me 22-vjeçarin.

Babai i tij, Zinedine Zidane nuk ka tentuar fare të ndikojë në të ardhmen e djalit të tij duke ia lënë këtë detyrë në besim të agjentit, Alain Miglaccio.