Agjenti i Dembele i kthen përgjigje interesimit të Juventusit

Ousmane Dembele nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi anësor ishte përfolur si një pjesë e mundshme e marrëveshjes së shkëmbimit duke sjellë Miralem Pjanicin në “Camp Nou”, pasi Arthur Melo refuzoi ndërrimin.

Sidoqoftë, gazeta L’Equipe pretendon se agjenti i Dembeles konfirmon se klienti i tij nuk do të largohet nga Barcelona. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi zbuloi se kishte qasje nga Juventusi, por 23-vjeçari nuk është i bindur.

Kujtojmë që Dembele kaloi një sezon shumë të vështirë me vetëm 9 paraqitje për shkak të dëmtimeve të shumta.