Administrimi zgjedhjeve/ Basha: Është bërë progres, por kemi dhe 1 çështje të fundit
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër në selinë e PD-së, pas deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Duke folur për gazetarët, Basha tha se është bërë progres, por ka mbetur ende dhe 1 çështja pa u zgjidhur.
‘Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur.
Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.
Ju faleminderit’, tha Lulzim Basha nga selia blu.