Partizani-Skënderbeu, publikohen formacionet zyrtare

Partizani do të luajë në “Selman Stërmasi” kundër Skënderbeut ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Pas ndërprerjes në muajin mars për shkak të pandemisë së Koronavirusit, skuadrat shqiptare rikthehen në fushë, teksa përballja mes të kuqve dhe korçarëve është e fundit e javës së 27-të.

Ashtu si takimet e tjera, do të luhet pa tifozë. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00 dhe të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Trashi, Telushi, Mala, Kote, Çinari, Cara, Bardhi

Trajner: Adolfo Sormani

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Imami, Jashanica, Krasniqi, Pëllumbi, Pollozhani

Trajner: Ilir Daja