VIDEO/ Fantastik Cobinah, Tirana kalon në avantazh

Tirana ka shënuar golin e avantazhit në përballjen ndaj Bylisit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën 26’ Cobinah realizoi një gol fantastik nga brenda zone. Futbollisti ganez shfrytësoi në maksimum një kros të Kales, teksa me një gjysmë roveshatë spektakolare, mposhti portierin Miraka.