VIDEO/ Infermierja takohet me fëmijët pas 9 javëve luftë me koronavirusin

Momenti prekës kur një infermiere takohet me dy fëmijët e saj pas 9 javëve larg është kapur në kamera.

Suzanne Vaughan, 43 vjeç, nga Norfolk, ka punuar javët e fundit në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Për këtë arsye, jo është larguar nga fëmijët e saj, në mënyrë që t'i mbronte nga infektimi i mundshëm.

Ishte motra e saj Charlotte, e cila po kujdesej gjatë kësaj kohe për fëmijët, që e filmoi momentin e takimit të tyre dhe e postoi më pas në rrjet sociale.