Rikthim i rëndësishëm për Bayernin, ‘ylli’ i skuadrës lë pas dëmtimin

Bayern ka marrë lajmin e mirë pasi Thiago Alcantara është rikthyer në stërvitje.

Mesfushori spanjoll ka munguar në 3 ndeshjet e para të Bayernit pas rifillimit të sezonit në Bundesliga.

Alcantara nuk shijoi fitoret ndaj Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund dhe Fortuna Dusseldorf për shkak të problemeve muskulore.

Spanjolli u stërvit intensivisht me skuadrën e parë dhe pritet të jetë gati për të luajtur si titullar në duelin e së shtunës ndaj Bayer Leverkusenit.

Bayern edhe gjatë fundjavës do të vijojë me mungesa të rëndësishme pas Niklas Sule dhe Philippe Coutinho nuk do të jenë të gatshëm shkak i dëmtimeve që pritet të zgjasin në kohë.