Ja kush po përfiton nga pandemia

Karantina ka detyruar shumë njerëz në gjithë botën që të punojnë nga shtëpia për një kohë të gjatë, gjë që kanë arritur ta bëjnë falë video konferencave.

Firma më e njohur e video konferencave, Zoom, duket se ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga karantina.

Zoom ka dyfishuar shitjet e përvitshme, pas nxitjes që mori për shkak të karantinës.

Në vetëm 6 muaj kompania e bazuar në Kaliforni ka arritur të fitojë atë që do të fitonte në të gjithë vitin. 

Zoom tashmë ka fituar ndërmjet $1.78billion dhe $1.80billion. Kjo shifër është pothuaje sa dyfishi i fitimeve të parashikuara, të cilat ishin ndërmjet $905million dhe $915million.