Yuri Kim sqaron gazetarin Çim Peka: Ja pse Bashës i thërras ‘Luli’

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka treguar ditën e sotme se pse kreut të opozitës, Lulzim Basha i thërret shkurt ‘Luli’.

Me një reagim në Twitter, duke komentuar deklarata e gazetarit Çim Peka, është shprehur se i thërret Bashës për shkurt, pasi ata janë kolegë.

‘Kjo është e pakuptimtë. Ai më thërret mua ‘Yuri’ dhe unë i thërras ‘Luli’.

Pse?

Sepse ne jemi kolegë dhe miq’, shkruan Yuri Kim në Twitterin e saj.