Kërkuesit zbulojnë zonën me ajrin më të pastër në botë

Kërkuesit kanë identifikuar zonën që ka ajrin më të pastër në të gjithë botën.
Ajo gjendet në një rajon në Oqeanin Jugor në bregun e Antartikës.
Një skuadër shkencëtarësh nga universiteti Colorado State University, nën drejtimin e Sonia Kreidenëeis, ishin kurioz për të marrë vesh se sa larg ishin përhapur copëzat e papastërtisë të krijuara nga industria dhe aktiviteti njerëzor.
Për ta zbuluar këtë ata lundruan deri në Oqeanin Jugor. Duke matur karakteristikat e ajrit, ata arritën të kuptonin mungesën e pranisë së këtyre pjesëzave ndotëse.
Mostrat e marra treguan mungesën e aerosolëve apo përbërësve të tjerë që prodhohen nga aktiviteti njerëzor.