Befason koordinator i mjekëve në Serie A: Stadiumet duhet të rihapen por tifozët

Doktori italian Gianni Nanni, ka befasuar me deklaratën e fundit pasi thotë se liga duhet të “rihapë stadiumet” kur rifillon futbolli.

Mjeku i Bolognas, i cili vepron edhe si koordinator i mjekëve të Serisë A, pretendon se stadiumet duhet të rihapen me pjesën tjetër të vendit.

“Ne mund të shkojmë në kinema, pse jo mos hyjmë në stadium”, tha Gianni Nanni për Corriere dello Sport.

“Është e drejtë që tifozët të futen në stadiume dhe të shikojmë ndeshjet e Serisë A. Nëse të dhënat përmirësohen, karantina mund të zvogëlohet dhe të nisë normaliteti”, sugjeroi doktori i njohur.