Calavera: Jemi në detajet e fundit të kornizës së negociatave për Shqipërinë

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në KE, i ka pohuar sot institucioneve të Bashkimit Europian se “jemi duke punuar për detajet e fundit të dokumenteve të rëndësishme, që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për pranimin e tyre në BE.”

Calavera i është përgjigjur kësisoj në Twitter, Ana Pisonero-s, Zëdhënëses për Partneritetin Ndërkombëtar në KE, e cila më herët kishte përcjellë një mesazh të Komisionerit Varhelyi për dy shtetet që janë në pritje të çeljes së negociatave.

Pisonero kishte njoftuar se: “Komisioneri Oliver Varhelyi  tha se Komisioni Europian do të paraqesë kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin e BE në qershor, me shumë shpresë javën e ardhshme.”