Meta nxit palët për konsensus në Reformën Zgjedhore: I qartë, mesazhi i BE!

Presidenti Ilir Meta ka nxitur palët në tryezën e Reformës Zgjedhore të arrijnë kompromisin pa vonuar, duke u sjellë në vëmendje interesin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore, - ka shkruar Meta në Fb. - 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.”