Përdhunuesit e 15-vjeçares mbulojnë fytyrën në gjyq, Oriola Marashi reagon ashpër

Abas Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të përdhunuar të miturën 15-vjeçare në Tiranë u shfaqën ditën e djeshme në gjyq me kokën ulur dhe me fytyrën mbuluar.

Pas kësaj, ka reaguar ashpër modelja Oriola Marashi, e cila tha se nëse do kishin moral dhe turp s’do e bënin atë “denigrim”.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se nuk kanë përse të mbulojnë fytyrën sepse nuk e kanë një të tillë, duke i uruar që të kalben në ferr.

“Të kishit pasur moral dhe turp nuk e kishit bërë atë denigrim. S’keni ca e mbuloni fytyrën se nuk keni një të tillë shpifësira. Poshtë, u kalbshit në ferr”- shkroi Oriola.