Dalin të painfektuar lojtarët e Bylisit, ndeshja zhvillohet sot

Kanë dalë rezultatet e testit për COVID-19 të ekipit të Bylisit, pasi futbollisti Eridon Qardaku rezultoi i infektuar me koronavirus. Përgjigja ka dalë negative dhe lojtarët kanë marrë frymë të lehtësuar bashkë me familjarët dhe rrethin e tyre miqësor, pas një momenti ankthioz.

Ndaj, ndeshja Bylis-Tirana do të zhvillohet sot në orën 17 sipas programit.

Kurse lojtari i Qardaku, pasi u njoftua se ishte i infektuar, ka thënë se nuk kishte probleme shëndetësore dhe ndihej shumë mirë, megjithatë nuk mund të thoshte se kush dhe ku mund të ishte infektuar.