FOTO/ Shuhet ish-kampioni i NBA-së

Basketbollisti legjendar amerikan, Wes Unseld, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja dhe ish-klubi i tij, Washington Wizards.

Anëtari i “Halle Of Fame” e filloi karrierën në NBA në vitin 1968.

Gjatë karrierës së tij ai arriti shumë suksese, duke u zgjedhur basketbollisti më i mirë në NBA në vitin 1978, ku edhe udhëhoqi Washington Wizards drejt titullit kampion.

Ai i dha lamtumirën basketbollit në vitin 1981, ku më pas punoi si trajner te Washington.

Skuadra amerikane njoftoi se Unseld vuante nga sëmundje të ndryshme dhe në ditët e fundit kishte pneumoni.