COVID-19/ Turqia konfimron 22 viktima dhe 786 të infektuar në 24 orë

Ditën e sotme, Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i të infektuarve me COVID-19 në Turqi është rritur në 165.555, me 786 raste të reja.

Numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 rritet në 129.921, me 974 të shëruar në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi rritet në 4.585, me 22 të vdekur në 24 orët e fundit.