Kupa e Kosovës: Prishtina mund Drenicën në takimin e parë gjysmëfinal

Kosova priti ndeshjen e parë të futbollit, që pas ndërprejes në muajn mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përballja e parë ishte ajo ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Klubi kryeqytetas arriti të fitojë me rezultatin e thellë 3-0, takimin e parë gjysmëfinal ndaj Drenicës të zhvilluar në Prishtinë.

Për klubi e Prishtinës realizuan Januzi 2 (29, 44) dhe Korennica (89).

Me këtë triumf skuadra bardheblu shkon e qetë në ndeshjen e kthimit që luhet në stadiumin “Bajram Aliu”.