Këngëtari heq dorë nga muzika dhe arsyeja do ju habisë

Ed është fokusuar në krejt diçka tjetër.

Ed Sheeran ka habitur të gjithë kur mori vendimin ta lë muzikën për tu marrë me biznes, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tash e tutje do të merret me prodhimin e birrës. Ylli 29-vjeçar thuhet se po bën markën e tij të birrës për të furnizuar ‘pub-in’ që ndërtoi për vete në Suffolk ndërsa u tërhoq përkohësisht nga i muzika.

Sipas raportimeve, Ed ka porositur një grumbull pajisjesh për prodhimin e birrës.

Ai e ndërtoi ‘pub-in’ në vitin 2017 dhe i vuri emrin e gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar të 2018-ës. Ed fillimisht u përball me vështirësi pasi akuzohej se e kishte ndëruar pa leje mirëpo më pas fitoi betejën kundër këshillit të tij lokal në lidhje me këtë çështje.