Ibrahimovic kthehet nesër në Milano

Pasi udhëtoi drejt Suedisë me lejen e klubit, Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm të rikthehet në Itali. Sipas asaj që raporton “Milannews.it”, Ibra do të mbërrijë në Milano ditën e nesërme (ekziston dhe mundësi që futbollisti të rikthehet ditën e enjte nga Stokholmi).

Më pas sulmuesi shtatlartë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar saktësisht shkallën e dëmtimit. Kujtojmë që Ibrahimovic u dëmtua në pulpën e djathtë gjatë stërvitjes pak ditë më parë.