FOTO/ Pas Ibrahimovic, një tjetër lojtar dëmtohet te Milani

Pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimovic në stërvitje që prej rifillimit, një tjetër lojtar është dëmtuar në kampin e Milanit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Leonardo Duarte, i cili sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim i mëparshëm.

23-vjeçari do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme, por mediat bëjnë të ditur se mund të mungojë të paktën 1 muaj.

Ndërkohë, përsa i përket dëmtimit të Ibrahimovic, suedezi do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe sa do të mungojë.