Chelsea solidarizohet, mbështet protestën për vdekjen e George Floyd

Skuadra e Chelseat bëri një gjest fantastik duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve në Amerikë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Futbollistët kishin veshur fanella me ngjyra të kaltër dhe të zezë, duke u kombinuar për soldarizimin me protestat që po zhvillohen aktualisht në SHBA.

”Mjaft është mjaft. Ne jemi të gjithë njerëz. Të bashkuar jemi më të fortë”, shkruhet nga futbollistët e Bluve në rrjetet sociale.