FOTO/ Durrës, djaloshin sirian dyshohet se e vranë për ta grabitur

Djaloshi sirian që u gjet i vdekur në rrugë pranë ish-hotel Vollgës në Durrës mëngjesin e sotëm, dyshohet se është vrarë për t’u grabitur.

Fillimisht policia dyshoi se 20-vjeçari kishte rënë nga kati i tretë një godine të braktisur ku ai strehohej me tre shokë të tjerë, por hetimi në vijim ka nxjerrë në pah se ai është sulmuar për t’i vjedhur 1200 deri 2000 eurot që ka pasur me vete.

Gjatë përleshjes, grabitësit e kanë goditur me thikë dhe mjete të tjera. Po ashtu, sipas burimeve të pakonfirmuara ende, një tjetër emigrant sirian është parë të largohej i gjakosur nga vendi i ngjarjes.

Pamje nga vendi ku u gjet viktima: