FOTO/ Policia greke kap 20 kg marihuanë në Arta, shoferi është 'i huaj'

Policia në perëndim të Greqisë ka kapur më shumë se 20 kilogramë marihuanë dhe  ka arrestuar dy të dyshuar me akuzën e kontrabandës.

Droga u gjet në bagazhin e një makine që u largua kur iu kërkua të ndalonte nga Policia në qytetin e Artës për kontroll. Sipas njoftimit për shtyp të së martës nga Policia Helene (ELAS), Policia e Prefekturës së Artës kishte qënë në kërkim të mjetit.

Shoferi i makinës, i identifikuar vetëm si shtetas i huaj, u përpoq t'i shmangej oficerëve, por u ndalua më vonë në zonën e Angelokastro dhe u arrestua. Nga kontrolli i automjetit u zbuluan 20.5 kilogramë marihuanë të ndarë në 20 pako.

Policia më vonë arrestoi pronarin e makinës, në Amaliada, në prefekturën e Ilia. Edhe ai akuzohet për trafik droge.