Humb jetën mjeku, iu bë lëkura e zezë nga koronavirusi
Para disa javësh, historia e dy mjekëve kinezë me koronavirus habiti botën. Lëkura e tyre ishte bërë e zezë.
Tani mësohet se një prej këtyre mjekëve ka ndërruar jetë.
Ai u sëmur rëndë me koronavirus, kur lëkura e tij papritur u bë e zezë.
Dr. Hu Weifeng, që u sëmur nga virusi në janar, ka ndërruar jetë në një spital në Wuhan, shkruan Daily Mail.
Mjeku 42-vjeçar po trajtohej në shërbimin intensiv prej më shumë se një muaji.
Mjeku urolog ishte koleg me Li Wenliang, mjekun që denoncoi i pari koronavirusin, por humbi jetën prej sëmundjes.
Të dy punonin në Spitalin Qendror në Wuhan.
Kurse dr. Yi Fan, lëkura e të cilit u bë po ashtu e zezë, është shëruar.
Ekspertët thanë se lëkura e tyre u bë e zezë për shkak të hiper-pigmentimit. Sipas tyre, ngjyra do të zhdukej pasi të shëroheshin.
Më përpara, mjekët kishin menduar se lëkura iu është bërë e zëzë për shkak të imbalancës hormonale pasi virusi kishte dëmtuar mëlçitë e tyre.