Zbulim tronditës nga Spanja, 7 pjesëtarë të Barcelonës të infektuar me Covid-19

Pandemia e koronavirusit ka prekur Barcelonën.

Mediat në Spanjë konfirmojnë që 5 lojtarë të skuadrës së parë dhe 2 teknikë të Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me virusin famëkeq

Sipas informacionit të ofruar nga radioja “Grupo Godó”, këto janë raste të kaluara, tashmë të shëruara, të zbuluara që kur La Liga nisi të kryejë testimet e para.

Të gjithë ata që rezultuan pozitiv aktualisht janë të shëndetshëm pasi janë asimptomatikë. Është fakt që e gjithë skuadra po stërvitet normalisht, me përjashtim të të dëmtuarve.