ISHP: 62-vjeçari në Infektiv nuk vdiq nga koronavirusi

Dr. Rovena Daja nga ISSH njoftoi sot se pacienti 62 vjeç që vdiq në Spitalin Infektiv, nuk vdiq nga koronavirusi, pavarësisht se ishte mbartës pa simptoma i sëmundjes.

Sipas Dajës, “ 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension.

Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”