Vdes pacienti me koronavirus në QSUT

Një tjetër pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili krahas koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Pacienti ka qenë i shtruar në repartin e sëmundjeve Interne në këtë spital dhe ishte bartës asimptomatik i koronavirusit.

Gjatë 48 orëve të fundit, ky është pacienti i tretë që ishte bartës asimptomatik i koronavirusit, ndërsa raportohet se ndërroi jetë prej sëmundjeve të tjera shoqëruese.