Viktima në Durrës: Djaloshi sirian dyshohet se ka rënë nga kati i tretë

Policia e Durrësit ka dyshime të forta se djali nga Siria që u gjet i vdekur në rrugë,  mëngjesin e sotëm pranë ish-hotel Vollgës, mund të ketë rënë nga kati i tretë i pallatit.

Rreth trupit të emigrantit 20-vjeçar kishte njolla gjaku, por jo shenja dhune dhe sipas rrethanave, një rrëshkitje nga një lartësi e konsiderueshme duket se është bërë shkak për humbjen e jetës së tij.

Policia njoftoi viktima u gjet rreth orës 6:30 në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana të paqarta. Ai është shtetas sirian, rreth 20 vjeç, mashkull. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes."