Futbollistët e Liverpoolit ulen në gjunjë, protesta për vdekjen e George Floyd

Futbollistët e Liverpoolit janë solidarizuar dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve në Amerikë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Fotoja e 29 lojtarëve të klubit erdhi me komentin “Bashkimi është forcë. #BlackLivesMatter”. Ish sulmuesi i kampionatit të futbollit amerikan, Colin Kaepernick, protestoi i pari ndaj brutalitetit të policisë, duke u ulur në një gju gjatë himnit amerikan në verën e vitit 2016. Prej atëherë gjesti është kthyer në një simbol të lëvizjes për të drejtat e njerëzve me ngjyrë ‘Black Lives Matter’.

Gjithashtu lojtarët e Manchester United, Paul Pogba e Marcus Rashford protestuan kundër racizmit.