Numri i të vdekurve në Meksikë shkon për mbi 10 mijë, fundi s'dihet

Numri i të vdekurve në Meksikë është rritur me 237viktima që u shtuan ditën e shkuar, duke arritur ën total në 10.116.

Meksika pati edhe 2,771 infeksione të reja të konfirmuara që e çojnë në total numrin e të infektuarve në vend në 93,435. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më I lartë.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi vendet e Amerikës Latine që pandemia në rajon nuk kishte arritur akoma në kulmin e saj dhe të mos i lehtësonte bllokimet.

Paralajmërimi vjen pasi disa shtete kanë filluar të lehtësojnë kufizimin. Në Meksikë, punëtorët po kthehen në fabrikat e prodhimit të makinave, ndërtim dhe miniera.