Durrës, gjendet i vdekur një 25-vjeçar pranë ish-hotel Vollgës

Policia ka gjetur të vdekur një 25-vjeçar në lagjen nr 1. pranë ish-hotel Vollgës. Dyshohet se i riu është emigrant sirian.

Rrotull trupit të tij kishte njolla gjaku.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës dhe rrethanat e vdekjes.