Përplasen 3 automjete, plagoset rëndë 1 person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur gjatë mbrëmjes.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë urës së Shkozetit.

Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i lënduar vetëm një person i cili është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendgjarje ndodhet policia.