Debati për sistemin zgjedhor/ Lapaj: Moshapja e listave i shërben 'status quo-së' së Ramës

Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj, i ftuar në "Çim Peka LIVE", dha arsyet e tij pse Shqipërisë i nevojitet një sistem zgjedhor me lista të hapura.

Sipas tij, moshapja e listave i shërben vetëm pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

"Moshapja e listave i shërben status-quosë së qeverisë Rama. Do ti shërbente shoq shqiptare pasi do të ishte një filtër i mirë për pastrimin e nivelit të këtij parlamenti. Sa më shumë i kemi dhënbë kr të partive aq më shumë ka rënë cilësia e parlamentit. Parlamenti më i mirë ka qenë ai i 92-shit", tha Lapaj.

Ai shtoi se, një sistem me lista të hapura do ti jepte frymëmarrje edhe partive politike në vend.

"Hapja e listave do të sillte prurje të reja politikës shqiptare. U shemb teatri, nëse do të kishim lista të hapura do të kishim më shumë debate. Shalsi propozoi të sillte plehrat. Me këtë sistem ai nuk jep llogari para shqiptarëve pasi kryetari e vendos të parin dhe fiton. Po të kishim lista të hapura, edhe i pari në listë, nuk do të mund të fitonte", shtoi avokati.