Prangoset vajza e kryebashkiakut amerikan/ Ishte e pranishme në aktet e dhunës nga protestuesit

Pas vrasjes së një afro-amerikani nga oficeri amerikan afër një javë më pare, protestat e dhunshme në SHBA kanë shpërthyer në disa shtete amerikane.

Në një deklaratë dhënë për mediat, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio konfirmoi që vajza e tij Chiara (25) u arrestua gjatë protestave të mbrëmshme, raporton BBC.

Gjithashtu, në konferencën për shtyp tha se ishte krenar me të bijën e tij, pasi ajo sillej paqësisht dhe se gjithçka që bëri ishte në frymën e protestës.